E hënë, 18 Nëntor, 2024

“S’po thom që s’i kam ra”, flet në gjykatë e akuzuara për vrasjen e kunatës në Dragash

Fshati Kuk i Dragashit dhe i gjithë vendi u trondit nga ngjarja e rëndë që ngjau në dhjetor të vitit të kaluar, ku një grua e moshuar u gjet pa shenja jete. Sahime Domuzet dyshohet se humbi jetën si pasojë e dhunës sistematike fizike me të cilën po përballej. Lidhur me rastin është arrestuar kunata e saj, N. A.mbi të cilën rëndon dyshimi se e rrahu të ndjerën deri në vdekje, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundmi, para trupit gjykues, N. A.nuk e ka pranuar fajësinë për akuzën e cila rëndon mbi të.

Këtë deklarim, e pandehura A. e ka bërë të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, në shqyrtimin fillestar.

“I kam ra, s’po thom që si kom ra, por sa qato të nximet, sa qato senet me ja bo, jo bre”, ka thënë e akuzuara A.

Mbrojtësi i të akuzuarës A. avokati Besim Morina deklaroi se heq dorë nga e drejta për parashtrimin e kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, kjo pasi që sipas tij, nuk posedojnë prova me të cilat do të kundërshtonin aktakuzën.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi shqyrtimin fillestar e shpalli të përfunduar, ndërsa shqyrtimin gjyqësor për këtë rast e ka caktuar të mbahet më 15 dhe 27 shtator 2023.

Më 13 korrik 2023, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj N. A, se më 23 dhjetor 2022, me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes-motrën e bashkëshortit me të cilën ka jetuar në ekonomi të përbashkët familjare, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës S. D. e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të akuzuarës N.A.

Sipas aktakuzës, e akuzuara A., me një dru të ahut në gjatësi prej 25 cm dhe trashësi 4×2.5 cm, me një pjesë të laminatit, me ngjyrë të bardhë, me gjatësi prej 87 cm dhe trashësi 4×1.2 cm dhe një copë dërrase të llamperisë në gjatësi prej 78 cm dhe trashësi prej 1.2×10 cm, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundit në pjesën e majtë të fytyrës duke i shkaktuar gjakderdhje në tru dhe si pasojë e këtij lëndimi më 26 dhjetor 2022, vdes viktima D.

Për këto veprime, A. po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KRPK-së. /BetimiPërDrejtësi/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer