Gjatë sezonës së verës, kur numri i veturave në komunikacion rritet goxha shumë, rriten edhe mundësit për aksidente. Përveç rrezikut në trafik nga numri i shtuar i veturave, një rrezik tjetër vjen edhe nga mosmirmbajtja e veturës si duhet, ku si pasojë vjen edhe deri te djegia e tyre.
Pak minuta më parë, djegie të veturës ka pësuar edhe një qytetarë në fshatin Arllat të Drenasit, për të cilën ende nuk dihet shkaktari.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka filluar të digjet në pjesën motorike të saj, teksa flaka depërtonte me shpejtësi të madhe në pjesën tjetër të saj.
Deri më tani nuk dihet për të lënduar, ndërsa Sinjali do të iu mbajë të informuar për detaje shtesë.