E diel, 10 Nëntor, 2024

E akuzuan se s’është e virgjër, burri bashkë me nënën, motrat e vëllain maltretojnë nusen në Fushë Kosovë

Ruajtja e virgjërisë deri në martesë, edhe në ditët e sotme ka një rol të rëndësishëm në shumë kultura. E këtu nuk bën përjashtim as kultura shqiptare, ku ndër vite shumë martesa kanë marrë fund ende pa nisur mirë. Shpeshherë vajzat që kanë pasur eksperiencë seksuale para martesës, janë gjykuar nga bashkëshorti e familja e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast tronditës ka ndodhur pak ditë më parë në Fushë Kosovë, ku një vajzë 23-vjeçare përjetoi tmerrin një ditë pas dasmës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se mëngjesin e parë si nuse në shtëpinë e re, viktima u përball me dhunë psikike e fizike nga bashkëshorti, vjehrra, kunatat dhe kunati i saj.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, bashkëshorti dhe familja e tij e kanë akuzuar se nuk është e virgjër dhe vjehrra e saj e ka tërhequr për flokësh dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Dhunë pati edhe nga kunati, i cili dyshohet se ka tentuar që t’ia fus gishtat në prizë elektrike që e njëjta të bie në kontakt me rrymën dhe të marrë lëndime, të cilat mund të kenë qenë serioze për të.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin e që sipas tyre, ka qenë bashkëshorti i viktimës ai i cili i ka njoftuar se nusja e tij nuk është e virgjër dhe kjo nuk përputhet me traditat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer