Një raportim shqetësues vjen nga Veriu.info në lidhje me vëllain e një deputeti të Vetëvendosjes.
Kjo gazetë ka raportuar se vëllai i deputetit Gazmend Gjyshinca, Berati, është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me dy persona tjerë në mesnatën e datës 8 gusht.
Dhe arsyeja e arrestimit del të jetë mjaft e rëndë. Ai u arrestua pasi bashkë me dy personat tjerë për sulm ndaj zyrtarit policor pasi fillimisht nuk iu bindën për prezantimin e dokumenteve identifikuese
Veriu.info merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë se tre personat e arrestuar janë Berat Gjyshinca, Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi.