E hënë, 18 Nëntor, 2024

“Banane e Kastraveca”, Trepça rrogat i ndal por jo edhe tenderet, sot e nënshkroi një kontratë afer 100 mije eurosh

Minatorët e Trepçës sot kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar. Këtë e ka konfirmuar Destan Kërleshi nënkryetar i sindikatës së minatorëve, transmeton portali rajoni.org.

Mirëpo si duket Ndërmarrja publike “Trepça”, problemi për paga mund t’a këtë – por jo edhe problemin për dhenien e tendereve pasi qe së fundmi, hiç me larg se sot ata kanë nënshkruar kontratën për “Furnizimin me artikuj ushqimore për Minierën e Artanës dhe Flotacionin ne Kishnice”.

E furnizimi, kësaj ndërmarrje do të i kushtojnë 93 mije e 376 euro e 95 cent.

Kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Dauti Komerc SH.P.K.Gerlice,”.

Në këtë tenderë gjithsej aplikuan tre operator ekonomik. Kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer