E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Pa hanger e pa pi, ka humb shumë peshe”, I zhdukuri prej 13 ditësh në Skenderaj, gjendet në gjendje të rëndë shëndetësorë

Ukshin Ademi nga Kozhica i Skenderajt është gjetur i gjallë, i cili nga data 30 korrik, është raportuar i zhdukur, raporton portali rajoni.org.

Në ditën e 13 të zhdukjes, burri nga Kozhica e Skenderajt është gjetur i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore. Kështu u bë e ditur nga të afermit e tij, të cilët i thanë rajonit se Ademi është gjetur në fshatin Zhillovodë.

Familja Ademi e cila po perballet me kushtet e vështira ekonomike, anëtare të saj i kanë treguar rajonit se ai është gjetur në gjendje të rënduar shëndetesorë, pa hangër e pa pi dhe se i njejti ka humbur shumë peshe. Ukshini tani është i shtrirë në spital.

Për kedo qe shpreh vullnetin për të ndihmuar familjen Ademi, mund të kontaktoni në këtë numer kontakti: 049 267 551

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer