E premte, 20 Shtator, 2024

Paredes mund të vazhdojë karrierën në Serie A, Roma përgatit ofertën

Leandro Paredes është gati të rikthehet te Roma. Mesfushori argjentinas është gati të rikthehet në kryeqytet dhe këtë herë t’i japë fund aventurës së tij në Paris Saint Germain. një vit pas skadimit të kontratës me PSG-në, 29 vjeçari kampion bote me Argjentinën pritet të largohet përgjithmonë nga klubi francez pas huazimit me shumë hije te Juventus.

Pas vendimit të Matic për t’u transferuar në Rennes, Roma tani duhet të blejë dy mesfushorë.

Me Paredes, kryeqytetasit janë në detaje dhe kanë gati një kontratë trevjeçare për të, ndërsa emri i dytë është gjithmonë Renato Sanches, me të cilin Roma duhet të punojë ende për të përfunduar transferimin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer