E premte, 20 Shtator, 2024

Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

Policia ka njoftuar se është arrestuar edhe personi dytë nën dyshimin se ka vrarë 56 vjeçarin Sami Morina, shkruan portali rajoni.org.

Pas arrestimit të të dyshuarit Xh.N, i moshës 43 vjeçare, policia ka arrestuar edhe personin e dytë K.M – 25 vjeçar – i dyshuar për përfshirje në veprën  penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është  caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë

Mitrovicë, 14 gusht  2023

Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje  rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve  mbi dyshime të bazuar  në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën  penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është  caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Arrestohet një person i  dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë

Mitrovicë, 14 gusht  2023

Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është  raportuar se në rrugën e UÇK -së,  në Mitrovicën e Jugut,  një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes  është identifikuar se peroni i pajetë është  viktima S. M., 56 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të  Sektorit Rajonal,  me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer