Nicolo Zaniolo duket se do të vazhdojë aventurën e tij në ligën angleze.
Ish-talenti i Romës ka arritur marrëveshjen verbale me Aston Villa në Premier League. Gjithashtu edhe Galatasaray ka rënë dakord për shifrën e ofruar nga klubi anglez, për shifrat e 27 milionë eurove.
Opsioni i transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Sipas informacioneve, të mërkurën Zaniolo do të kryejë vizitat mjekësore me Aston Villa./h.ll/abcnews.al