E premte, 20 Shtator, 2024

Droga e mbështjellur me Louis Vuitton- Sa e shiste një dozë drogë asamblesiti i Vetëvendosjes?

Një operacion i madh është realizuar nga Policia e Shqipërisë, nga i cili janë arrestuar pesë persona, nën dyshimet se kanë poseduar 10 mijë doza ekstazi. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë nga Kosova, njëri prej tyre asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.

Droga siç njoftoi policia ishte e mbështjellur me logo të brendit “Louis Vuitton”.

Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.

Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

Asambleisti i arrestuar për drogë në Shqipëri, i afërt me tre ministra të Kurtit
Përveç Mujecit në pranga kanë rënë edhe Mithat Ramadani, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer