E premte, 20 Shtator, 2024

Klubi i Rapid Bukureshtit ende nuk ka kompletuar dokumentet e Rrahmanit, futbollisti nuk do të luajë deri në shtator!

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është transferuar tek Rapid Bukureshti, megjithatë ende nuk ka debutuar, shkaku i disa problemeve.

Rapid Bukureshti e nisi këtë sezon me vetëm një sulmues në grup. Bëhet fjalë për Marko Dugandzic, golashënuesit më të mirë të Superligës rumune në sezonin e kaluar, i cili shënoi 22 gola.

Tifozët e Rapid duan me padurim ta shohin në fushë Rrahmanin, por duhet të presin deri në shtator.

“Edhe Rrahmani ka ardhur, është nga jashtë BE-së, do të kalojë pak kohë që ta shfrytëzojmë, shpresojmë që kjo periudhë të jetë sa më e shkurtër, në Rrahamnin po presim dokumentet, ju e dini mirë që marrin kohë. Po te isha optimist do te thosha që ai luan pas dy jave e gjysmë, po të isha pesimist do të thoja një muaj. Dua ta zgjidh sa më shpejt. Ideal do ishte para pushimit kombëtar – por nuk dua të kemi ndonjë iluzion, shpresoj sa më shpejt, por nuk varet nga ne”, tha Daniel Niculae, në Fanatik.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer