Banka Raiffeisen ka dalë me njoftim pasi faqja e tyre zyrtare në Facebook u hakua, shkruan Insajderi.
Në njoftim thuhet se faqja u komprometua nga individë të paautorizuar dhe se kanë marr masa të menjëhershme që faqja të sigurohet.
“Faqja e bankës sonë në Facebook së fundmi është komprometuar nga individë të paautorizuar para pak minutash. Qasja e paautorizuar ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes sonë. Në çdo moment kemi pas qasje ne llogari dhe kemi marr masa të menjëhershme që të sigurojmë faqen“, thuhet në reagim.
Raiffeisen Bank u kërkoi falje klientëve të tyre derisa për çdo shqetësim të tyre kërkoi që të kontaktohen.