Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Bujan të Lipjanit, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht. E ndjera dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj dhe përkundër që iu dha ndihma e parë, ajo s’arriti të mbijetojë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Ganimete Dragaqina, 49-vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj, në orët e mëngjesit.
Pas përfundimit të ekzaminimeve edhe nga ana e Policisë, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i Vdekjes”.