E shtunë, 21 Shtator, 2024

“Vendimi i gjyakatës” Kryetari i “IDEAL-it”, Nuredin Lushtaku paralajmëron Komunën e Skenderajt!

Kryetari i listës IDEAL në Skenderaj, Nuredin Lushtaku nëpërmjetë një statusi në rrjetin social “facebook” ka akuzuar komunen e Skenderajt për mos përfillje të vendimit të gjykatës themelore.

“Drejtori ik në pushim vjetor më datë 09.08.2023, dhe që nga ajo datë zëvëndës të tij e lënë infermierin Ferat Kabashi njeriun e preferuar të pushtetit i cili zyren e zëvëndës Drejtorit e mbanë jashtëligjshëm edhe pas (Masës së Sigurisë) nga Gjykata Themelore përmes Aktvendimit C.nr.194/2023 i cili ia ndalon ushtrimin e funksionit të zëvëndës Drejtorit zotëriut në fjalë pasiqë lënda për këtë pozitë dhe për shkarkim të jashtëligjshëm të zëvëndës Drejoreshës Florentina Shala Gashi ndodhet në proces gjyqësor”.

“Siç duket ligji dhe Vendimi i Gjykatës Themelore për Masë të Sigurisë është i papërfillshëm për pushtetin e Skënderajt si dhe për drejtorin e QKMF-së Bashkim Nurën”.

Aktvendimin e Gjykatës Themelore për Masë të Sigurisë e keni të bashkangjitur ndërsa faktet se infermieri Ferat Kabashi e ka ushtruar detyrën e zevendës drejtorit që nga data 09.08.2023 do t’i dërgojmë tek organet kompetente nga të cilat presim veprim efikas në zbatim të ligjit”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer