E shtunë, 21 Shtator, 2024

Therja me thikë e një personi në Mitrovicë, pamje të rënda nga vendi i ngjarjes

Një person është therë me thikë sot në Mitrovicë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Sipas informatave të pranuara pas një mosmarrëveshje një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin.”

Ai tha se personi i dyshuar është identifikuar por nuk ka informata nëse është arrestuar.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet viktima i gjakosur.

Kujdes, pamje të rënda!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer