E diel, 22 Shtator, 2024

UEFA jep një lajm të mirë për futbollin kosovar

Fituesi i Kupës së Kosovës sezonin e ardhshëm do të garojë në kualifikime të Evropa Ligës.

Kjo do të thotë se kampioni i Superligës dhe fituesi i Kupës do t’i kenë dy mundësi në Evropë.

Fituesi i Superligës nëse eliminohet në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, shkon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Fituesi i Kupës nëse eliminohet në rrethin e parë të Ligës së Evropës shkon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Madje, nënkampioni i Kosovës do të garojë direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, kurse vendi i tretë në raundin e parë kualifikues.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer