E hënë, 23 Shtator, 2024

Edhe kjo bën vaki, në Drenas punësohen njerëz me teste të gabuara

Konkursi i fundit për punësim në QKMF Drenas përveç që u shoqërua me shkelje ligjore, nepotizëm, u shoqërua edhe me një parregullsi ose paradoks të pa parë më herët, raporton portali rajoni.org.

Pyetjet e drejtimit infermieri nuk kanë qenë të nivelit infermieror, por të nivelit klinik dhe subklinik, pyetje të cilat nuk do të duhej tu bëhëshin infermierve e aq më pak atyre me shkollim të mesëm sepse nuk janë kompetent për pyetje të tilla. Madje disa prej tyre me të gjitha përgjigjet e pa sakta, sidomos pyetja 8 dhe 9.

Le ti shtjellojmë këto dy pyetje:

8. Terapia e infeksioneve urinare urgjente duhet të bazohet:
A. Gjithmonë në urinokulturë
B. Gjithmonë në urinokulturë, shtohet antipiretik dhe analgjetik
C. Gjithmonë në urinokulturë, shtohet antibiotik
D. Të gjitha

Sipas profesionistëve mjekësor katër opsionet e përgjigjeve në këtë pyetje janë të pa sakta, sepse terapia e infeksioneve urinare urgjente nuk bazohet në urinokulturë. Në këto raste zbatohet terapi empirike për tri ditë mbulohet me antibiotikun e vijës së parë Trimethoprim – Sulfamethoxazole, pastaj kërkohet urinokultura, sepse rezultatet e saj mund të vonojnë deri 48 orë në vendet e zhvilluara dhe deri 72 orë në vendin tonë.

9. Reaksioni i urinës varet nga:
A. Aciditeti i urinës zvogëlohet nga prania e trupave ketonik
B. Ushqimi i pasur me proteina i jep urinēs reaksion bazik
C. Ushqimi bimor jep reaksion acidik
D. Reaksioni i urinës normale është acidik
Opsionet e dhëna ose thënë më saktë “ konstatimet “ e dhëna janë të gabuara. Le ti shtjellojmë ato:
A. E pa saktë – sepse aciditeti i urinës rritet nga prania e trupave ketonik.
B. E pa saktë – sepse ushqimi i pasur me proteina i jep urinës reaksion acidik.
C. E pa saktë – sepse ushqimi bimor jep reaksion bazik.
D. E pa saktë – sepse reaksioni i urinës normale nuk është acidike, më së shpeshti është neutrale me pH = 6 – 7.5, por vlerat e saj mund të variojnë nga 4.5 deri 8. Ky interval tregon për një urinë normale e cila mund të jetë acidike e dobët, më së shpeshti neutrale dhe bazike e dobët. Urina acidike është prezente të ndonjë sëmundje.
Po ashtu në drejtimin Stomatologji janë kontestuese pyetjet: 3, 5, 18.

Ne i kemi derguar pyetjet në emailin zyrtare të kryetarit të komisionit, dr. Kujtim Sejda, email të cilin vetë na kishtë kërkuar të i dergojme mirëpo –  pergjigjja është “adresa nuk u gjet”.

Gjithashtu ne kemi kontaktuar edhe anëtaren e komisionit Flora Jonuzi – Bogiqi, e cila nuk deshi të prononcohet dhe e njejta na udhezoj qe të kontaktojme kryetarin e komisionit Kujtim Sejda./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer