E hënë, 23 Shtator, 2024

Ndëshkimi me mëditje ndaj minatorëve – deklarohen nga Sindikata

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka komentuar ndëshkimin e 151 minatorëve që kanë dalur në grevë.

Pas ndëshkimeve Jonuzi ka paralajmëruar zhvillime të reja gjatë ditës së sotme.

“Në rrethana të takimit do të publikohet sot deklarata, zhvillime pritet të ketë iu kemi drejtuar edhe me kërkesa, pritet te drejtohen edhe kërkesa të reja edhe e shohim tash çka po ndodh qysh është vullneti i minatorëve se na sindikata e dëgjojmë vullnetin e minatorëve”, ka thënë Jonuzi për Insajderin.

Sipas Januzit ka mospajtime mes minatorëve dhe menaxhmentit.

“Ka mospajtime mes minatorëve edhe menaxhmentit dallimet janë shumë të mëdhaja janë krijuar saqë edhe Trepçës i kushton kjo gjendje që është krijuar duhet me marrë përgjithësi edhe menaxhmenti sepse është i thirrur për me menaxhu’, është shprehur ai.

Tutje ai ka thënë se menaxhmenti duhet të krijoj vullnet për punë në këto kushte.

“Duhet me kriju vullnet për punë me kriju kushte së pari me lyp rezultate kur vjen puna duhet edhe me ndëshku shumë e qartë mirëpo në këto rrethana në këto kushte minatorët sakrifikojnë shumë edhe me i ndëshku ata boll janë të ndëshkum prej mos kushteve prej vështirësive, sakrificës edhe ti ndëshkosh në paga kjo është e papranueshme nga minatorët”, ka thënë ai.

Mes tjerash Januzi ka thënë se ndëshkimi i dytë ka me ardh me pagesën e muajit gusht.

“Ndëshkimi i parë ka qenë ndalja e një meditje, ndëshkimi i dytë ka me ardh me pagesën e muajit gusht ku në rast se nuk kompensohen dy mëditjet që është mbajt greva do të ndëshkohen me dy mëditje mirëpo menaxhmenti qaq i kfjellët që është nuk i ka planifiku këtë vendim e ka marr shumë vonë se ska mundësi me u kompensu ato mëditje se i bjen asnjë ditë mos me pushu”, tha Januzi për Insajderin.

Rikujtojmë se lajmin për ndëshkimin e minatorëve e ka bërë të ditur u.d. kryeshefi ekzekutiv, Enis Abdurrahmani pas mbajtjës së grevës së minatorëve për shkak të paknaqësive në punë.

Insajderi ka tentuar të marrë përgjigje nga u.d. i “Trepçës”, konkretisht kryeshefi ekzekutiv, Enis Abdurrahmani por nuk ishte i qasshëm të deklarohej lidhur me këtë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer