E premte, 15 Nëntor, 2024

Deputetja e PDK-së thotë se aplikimi për paratë e librave nuk është i thjeshtë: Marre, mjerim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT, siç tha ajo, nuk qenka edhe aq i thjeshtë.

Ajo tha se kjo qasje e qeverisë tregon se jeta dhe mirëqenia e qytetarit nuk është prioritet.

“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec që të bëhet suvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet”, ka shkruar ajo.

” Marre, mjerim, fundosje”, kanë qenë shprehjet e Musliu-Shoshit për këtë situatë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer