DJ Geek është larguar përfundimisht nga ekipi i Moneyz Music.
Lamtumirën, DJ-i e ka dhënë përmes një postimi në llogaritë e tij në rrjete sociale.
Ai shprehet:
‘Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë për mu. Ky ishte shou i fundit për mu në ekipin e Moneyz, kështu që ju falënderoj përzemërsisht secilit anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht. Shihemi shumë shpejt në projektet dhe performancat e mia të radhës.’
Me të mbaruar koncerti i fundit, Dafina dhe Geek kanë pushuar edhe së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.
Gjurmët Geek-ut i janë zhdukur edhe nga platformat sociale të Moneyz ku kanë qenë të publikuara video projektet e tij muzikore.
Për këtë pjesë, ai ka bërë të ditur se shumë shpejt, këngët e tij do të jenë të qasshme në kanalin e tij të ri në Youtube, ku duhet t’ia nisë nga e para si me klikime ashtu edhe me numër të ndjekësve.