E martë, 24 Shtator, 2024

SKANDALOZE: Kandidatit i refuzohet aplikimi në konkursin e shpallur në Drenas për kriteret qe nuk egzistojnë

Në kuadër të shkrimeve tona rreth fenomeneve negative, keqmenaxhimit dhe keqperdorimeve në Drenas, sot portali rajoni.org do të raportoj edhe për një konkurs tjetër qe është hapur në Komunën e Drenasit, përkatësisht pozita “Specialistë të Prokurimit Publik”, shkruan portali rajoni.org.

Por, si duket pushteti i Lladrovcit po i diskriminon disa aplikantë. Sipas një kandidati qe i është refuzuar aplikimi për këtë pozite, ai tregon se aplikimi i është refuzuar nën arsyetimin e dy kritereve qe nuk kërkohet në konkursin e publikuar.

Edhe pse përovja profesionale e punës nuk kërkohet sipas konkursit në fjale dhe as certifikata qe nuk është i denuar me aktgjykim të formes se prere [shih sch].

Megjithatë, kandidatit në fjale i është refuzuar aplikimi nën pretekstin e përvojes profesionale të punës dhe certifikatën qe nuk është i denuar me aktgjykim të formes se prere.

“Shiko, une i plotësoj kriteret, ndonese kërkesat në fjale nuk janë kërkuar por kurdoherë i plotësoj ato kritere. Nën cilësin e punës time qe e kryej kam aplikuar qe të bindem se këto padrejtësitë janë kaq të medha në Drenas. Qe në momentin qe kam aplikuar me është thënë dhe pretenduar qe një aplikantë A.Q dyshohet se do të punësohet por e vërteta mbetet të shihet ditëve në vijim. Gjithsesi, të drejten time do t’a kërkoj me të gjitha mjetet ligjore, pa u frikësuar apo shantazhuar”, shtoj kandidati në fjale.

Nuk është hera e parë dhe e vetmë qe ka pretendime të tilla në Drenas për padrejtësitë e pushtetit të Lladrovcit.

Shumë padrejtësi janë bërë edhe në QKMF të Drenasit, institucion ku Ramiz Lladrovci punësoj të afermin e ku disa nga vartësit e tij punësuan nga dy tre familjarë./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer