Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora ka performuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged.
Por, Ritës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.
Këngëtarja në vend se ta largonte flamurin, e mori atë dhe e vendosi madje në krah. Ky gjest i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale.
Rita nuk ka reaguar ende në lidhje me rastin.