E hënë, 23 Shtator, 2024

Al-Arabi arrin marrëveshje me PSG-në për Verrattin

Al-Arabi raportohet se ka arritur një marrëveshje me Paris Saint-Geraminin për transferimin e Marco Verrattit.

Italiani ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026, por palët janë të gatshme të ndajnë rrugët këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Edhe trajneri Luis Enrique thuhet se e kupton këtë vendim dhe është i gatshëm ta respektojë atë.

Pasi një marrëveshje nuk u arrit me Al-Hilal, parisienët kërkuan nga Katari, konkretisht Al-Arabi, për të lëvizur për Verrattin.

Al-Arabi, presidenti i të cilit është një anëtar i familjes së Emirit të Katarit, ky i fundit është pronar i PSG-së, ka gjetur një marrëveshje tashmë me kampionët e Francës, sipas raportimeve nga “FootMercato”.

Te Al-Arabi thuhet se janë bindur se do të përfundojnë një marrëveshje, megjithëse ende nuk ka marrë dritën jeshile nga mesfushori italian.

30-vjeçari besohet se ka prioritet një lëvizje te Al-Hilal, por kjo do të jetë e mundur vetëm nëse PIF lëshon më shumë fonde për klubin në mënyrë që ata të mund të kompletojnë transferimin e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer