E hënë, 23 Shtator, 2024

E tmerrshme: Gjilanasi dhunon seksualisht 21-vjeçaren, e incizon dhe ia kërkon rreth një mijë euro për mos-publikim të videos

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Ajo çka e bën edhe më tronditëse, është se në shumë raste viktima janë edhe të miturat të cilat keqpërdoren seksualisht nga të rriturit, e më pas edhe shantazhohen.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me një person.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se vajza ka rrëfyer detaje të tmerrshme se si e dyshuari e ka filmuar aktet e tij të shëmtuara me të, vetëm e vetëm që ta mbajë në grusht viktimën, duke e kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë hetuesve policorë, i dyshuari i ka kërkuar edhe të holla vajzës, rreth 1 mijë euro, me kusht që pamjet që i posedonte të mos publikoheshin.

Si rezultat i denoncimit, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në lëvizje për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Shantazh’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer