E martë, 24 Shtator, 2024

Doarsa Kica akuza VV-së: Lejuan zhdukjen e mostrave të Deharit dhe shkatërruan Vetingun

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar për skandalet qeveritare të ndodhura përgjatë muajit gusht. Deputetja Kica-Xhelili ka thënë se për to s’ka pasur distancim por justifikim e lexim të gabuar në mënyrë të qëllimshme nga Qeveria.

Deputetja Kica-Xhelili thotë se pushteti në vazhdimësi shkel Kushtetutën, ndërkohë që gjejnë rehati të flasin për kushtetutshmëri edhe pas gjithë atyre shkeljeve.

Ajo gjithashtu akuzon Vetëvendosjen që kanë lejuar zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe se kanë shkatërruar procesin e Vetingut, por thotë se edhe përkundër që e kanë shkatërruar një proces të tillë sillen sikur ai të ishte po i njëjti, pa ndryshuar asgjë.

Reagimi i plotë:

 Një skenar i vjetër me aktorë të rinj. Pak nuanca ndryshe, e njëjta pikturë.

Dikush mund të ketë pushuar gjatë gushtit, por jo edhe skandalet qeveritare!

E dhimbshme për një shoqëri sa të vogël, aq të kufizuar për të pasur këtë dimenzion e sasi problemesh.

Megjithatë, nuk pamë distancim nga to. Pamë justifikim. Pamë shtrembërim e lexim qëllimshëm të gabuar të ngjarjeve nga Qeveria. Pamë skandale që zinin skandalin paraprak, thuajse në tentativë ta relativizojnë njëra tjetrën.

Pjesa më e dhimbshme nuk mbetet relativizimi që ja bëjnë skandaleve, as propagandimi tanimë qesharak i videove që në Netflix tanimë do të përshtateshin në zhanrin komik (tragjikomedi, madje). Jo!

Pjesa më e dhimbshme, së paku për mua, është kur mundohen ende të flasin se si do ta reformojnë drejtësinë – e për këtë tashmë kam folur e i kam demantuar vazhdimisht.

Të njëjtit që kur duan suspendojnë aktivistë, e kur duan mbrojnë verbërisht diplomatë. Dallimin, me gjasë, e bën fitimi.

Të njëjtit që sulmojnë gjykatat që i krijuan vet; që duke shkelur Kushtetutën synojnë ta kapin prokurorinë; që pas shkeljeve të vazhdueshme kushtetuese, ende gjejnë rehati të dalin e flasin për kushtetutshmëri, dhe atë, pasi kanë sharë e ofsharë pas çdo deputeti që kërkonte interpretimin kushtetues të ligjeve që tashmë u shpallën kundërkushtetuese.

Të njëjtit që duke e kontrolluar Institutin e Mjekësisë Ligjore, lejuan që të zhduken mostra, madje duke pasur brenda zyrtar që ka afërsi me ta; të njëjtit që edhe pas gati tre vitesh, kur e shkatërruan procesin e Vetingut me faj të tyre, vazhdojnë t’i referohen sikur të ishte po ai proces. Sikur të mos kishte ndryshuar gjë.

Vërtetë dallimi i qartë në mes të fantazisë dhe realitetit është esencial sepse krijon normalen dhe deluzionalen.

Pyetja, sidoqoftë, mbetet, çka t’i bëjmë diskursit deluzional në raport me sistemin e drejtësisë?

Nëse po e bëjnë qëllimshëm ose jo, më nuk dyshoj. Më as argumentimin nuk e kam me ata, por PËR të tjerët që e duan vendin, dhe me këtë rast, të vërtetën.

Për ata që kur e dëgjojnë të vërtetën e hidhur, nuk ndjejnë neveri për atë që e thotë të vërtetën, por për shkaktarët e saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer