Ansu Fati do ta kalojë sezonin 2023/24 larg Barcelonës.
Anësori spanjoll do të huazohet në Premierligë, tek skuadra e Brightonit deri në fund të sezonit.
Tashmë dy klubet kanë arritur marrëveshje.
Marrëveshja nuk përfshin opsion blerjeje dhe pjesa më e madhe e pagës së tij do të mbulohet nga klubi anglez.
Ansu Fati do të udhëtojë sot për në Angli, pasi Brighton e dëshiron lojtarin sa më shpejt që të jetë e mundur.