E martë, 24 Shtator, 2024

Raportimi i rajonit për malltretim të punëtorëve nga “Emona centër”në Mitrovicë, tre arkatare ja lënë punën përnjëherë kësaj qendre tregtare!

Portali rajoni.org dje ka raportuar për qendrën tregtare Emona në qytetin e Mitrovicës; ku punëtoret përjetojnë malltretime të medha në orarin e punës, zbritjet në paga, paga të ulëta, shkelje të kontratës e vetëm një ditë pushimi brenda javës.

Si pasoje e tërë ketyre kushtëve të renda e malltretimeve të përjetuara – rajoni ka mesuar se vetëm gjatë ditës se sotme, 3 arkatare e kanë lëshuar punën në këtë qendër tregtare.

Çka raportoj portali rajoni.org dje!?

Portali rajoni.org dje raportoj për trajtimin e kësaj qendre tregtare, Emona në qytetin e Mitrovicës; ku punëtorët e kanë vetëm një ditë pushimi edhe atë të dielen [dite kjo e vendosur nga pushteti lokal qe të jetë ditë pushimi për bizneset]; edhe pse punëtorëve me kontratë ju figuron dy ditë pushim.

Rajoni ka zbuluar se ky market në fund mujit i dënon punëtorët me nga 20-50 euro për “gabimet” që kanë bërë ose për dënimet nga inspektoret qe i vënë këtij biznesi.
Kjo kategori e punëtorëve nuk i gëzohet aspak festave, sepse për festa duhet të punojnë me orar të zgjatur.

Rajoni ka biseduar me disa prej punëtorëve që punojnë në këtë qendër tregtare. Ata tregojnë për përvojën e tyre jo të mirë gjatë punës, ndërsa nuk besojnë se Inspektorati i Punës mund t’iu dal në ndihmë.

“Nuk është se po shkoj me qejf, tre muaj kam punuar pa kontratë – tani me është rritur paga – 230 euro e kam pagen dhe shtese 35 eurosh për ushqim”, shprehet punëtori/ja.

Një tjetër punëtor i tha rajonit se kontratat që i nëshkruajnë janë thjesht letra.

“Kontrata qe i kemi lidhur janë thjesht letra, pasi që aty nuk respektohet asnjë e drejtë, duke u nisur nga orari i punës, ditët e pushimit, largimet nga puna etj. Këto kontrata nuk të japin asnjë garanci për punë. Në kontratë e kemi dy ditë pushimi në javë, kurse neve komplet ditë pushimi e kemi veq të dielen”.

Ndërkaq të dy thonë se nuk kanë bërë ndonjë përpjekje për të lajmëruar Inspektoratin e Punës, pasi që sipas tyre nuk kanë aq besim  në këtë institucion dhe se për një punë të tillë çfarë e kanë, nuk ia vlen të hyhet në shumë procedura./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer