E martë, 24 Shtator, 2024

Imami nga Kosova iu bënë thirrje vajzave të mbuluara: Mbajeni me krenari shaminë në shkollë

Pak para fillimit të vitit të ri shkollor, imami Labinot Maliqi, i ka inkurajuar vajzat të cilat janë të mbuluara, të mbajnë shaminë me krenari në shkollë.

Maliqi në një shkrim në “Facebook”, tha se kjo është e drejtë e tyre kushtetuese dhe askush nuk mund t’i privoj nga kjo e drejtë.

“I inkurajoj vajzat, sidomos ato që janë mbuluar rishtazi, ta mbajnë shaminë me krenari edhe në shkollë që nga dita e nesërme, dhe të mos kenë frikë sepse askush nuk do të mund t’i privoj nga e drejta e tyre kushtetuese për tu shkolluar dhe e drejta për të praktikuar besimi e tyre hapur“, shkroi ai.

Postimi i plotë:

#VËMENDJE; I inkurajoj vajzat, sidomos ato që janë mbuluar rishtazi, ta mbajnë shaminë me krenari edhe në shkollë që nga dita e nesërme, dhe të mos kenë frikë sepse askush nuk do të mund t’i privoj nga e drejta e tyre kushtetuese për tu shkolluar dhe e drejta për të praktikuar besimi e tyre hapur.

I ftoj prindërit të më kontaktojnë, nëse eventualisht ndokujt prej vajzave të tyre nesër apo gjatë ditëve në vijim ju shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer