Nën strehën që u pikon mbi kokë, në kushte të rënda jetojnë Idriz e Elfete Metolli.
Shtëpia që gjendet brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kushtet minimale për jetesë.
Nën emocione për kushtet e rënda foli e zonja e shtëpisë.
60 vjeçarja tregoi gjendjen e rëndë shëndetësore që ka bashkëshorti.
Si të mos iu mjaftojnë vështirësitë financiare, Metolli thotë që janë edhe pre e dhunës fizike.
E pa strehë e me probleme shëndetësore është edhe motra e Elfetes, Vahidja e cila këtë shtëpi e shfrytëzon vetëm për gjumë.
Ndërkohë televizioni ka dërguar pyetje edhe në Komunën e Prishtinës nëse familja merr ndihmë sociale, por gjatë ditës nuk kthyen përgjigje.