Tani, që jemi në stinën e vjeshtës, kërkesa për sigurimin e ngrohjes për dimër po rritet.
Edhe pse një pjesë e banorëve të Drenicës përdor rrymën dhe peletin për ngrohje, shumica preferon drunin si burim për djegie.
Gazetarët e rajonit kanë raportuar se metra drunit në këtë komunë është më e lire se në disa qytete të tjera të Kosovës.
Kështu, një metër dru këtu shitet deri në 55 euro, ndërsa në pjesët tjera të Kosovës arrin deri në 90 euro.
Një ramë dru që ka rreth 4 metra shitet nga 150 deri në 190 euro./Rajoni.org/