E martë, 24 Shtator, 2024

Nora Istrefi duket në top formë, ndërsa sjell foto atraktive nga pushimet

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Nora Istrefi, po shijon disa ditë pushimi.

Artistja, e cila gëzon një karrierë të gjatë muzikore, ndodhet në pushime së bashku me vajzën e saj, Renee.

Ajo me këtë rast nuk ka munguar me disa fotografi në rrjete sociale në bikini si dhe të vendit, të cilit nuk ia ka zbuluar lokacionin


Foto: Screenshot/Instagram

Autorja e këngës “Sa t’kom dasht” është shfaqur në top formë me një palë bikini të zeza.

Dukjen e ka kompletuar me një fund të shkurtër transparent dhe një palë syze dielli.

Foto: Screenshot/Instagram

Pushimet e Istrefit vijnë pas një vere të ngarkuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.

Pavarësisht viteve në skenë, ajo i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimi. /Telegrafi/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer