E martë, 24 Shtator, 2024

DOKUMENT| Komuna e Podujevës jep tender mbi 350 mijë euro për mshqerra, 22 mijë euro më shumë se vlera e parashikuar

 

Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë për furnizim me mëshqerra.

Megjithatë kjo komunë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje e ka tejkaluar vlerën e parashikuar të buxhetit prej më shumë se 22 mijë euro, raporton portali rajoni.org.

Siç bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, tenderin për furnizim me mëshqerra e ka fituar kompania “Sami Ferizi B.I”.

Komuna e Podujevës në kontratën për furnizim me mëshqerra e ka parashikuar vlerën prej 328 mijë e 571 euro, mirëpo tenderi i është dhënë kompanisë “Sami Ferizi B.I” me çmim prej 351 mijë euro.

Sipas të së njejtës kontratë të nënshkruar me 25 gusht 2023, komunës së udhehequr nga Shpejtim Bulliqi, 130 mëshqerrat i kanë kushtuar në total 351 mije euro apo thënë ndryshe 2 mije e 700 euro janë paguae për një mëshqerr.

Çfarë lopësh bleu komuna e Podujevës!?

Në tender kërkohet që lopa të jetë e racës ‘kuq e bardh’, me veti të kombinuara qumësht – mish dhe të ardhura nga importi nga Bashkimi Evropian.

“Mosha e lopëve duhet të jetë prej 24-30 muaj, nga momenti i shpërndarjes. Masa trupore duhet të jetë 500 – 550 kg. Të gjitha lopët duhet të jenë barrëse 5 deri në 7 muaj” – thuhet ndër të tjera në dosjen e tenderit.

Po ashtu, dosja specifikon se lopët duhet të jenë të lira nga sëmundjet dhe deformimet e ndryshme, si dhe t’i kenë analizat e nevojshme të parapara nga AUV-i, deri sa janë në karantinë.

“Secila lopë duhet të jetë e shënuar në librin amë, të posedojë pedigre zyrtare dhe certifikatën e perforamcës të cilat duhet t’i ofrohen blerësit” – thuhet tutje në dosjen e tenderit.

Gjithashtu, një kriter tjetër është që lopët të arrijnë të shëndosha dhe t’i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara në kontratë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer