E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Liverpool fiton pastër nga Aston Villa

Liverpool e ka zgjatur në pesëmbëdhjetë ndeshje ecurinë si skuadër e pamposhtur në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp të dielën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt ka fituar bindshëm nga Aston Villa.

Rezultati i takimit ka qenë 3-0.

“Reds” ka kaluar në avantazh qysh në minutën e tretë. Ka qenë Dominik Szoboszlai ai i cili e ka hapur serinë e golave. Goli i dytë ka qenë një autogol nga Cash në minutën e njëzet e dytë.

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.

Rezultatin në 3-0 e ka ngritur Salah në minutën e pesëdhjetë e pestë.

Pas kësaj fitore Liverpool gjendet në vendin e tretë, dy pikë larg Manchester City që kryeson tabelën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer