E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Në një ndeshje ku drama ishte në fund Arsenal mposht Unitedin

Arsenal ka mposhtur bindshëm një prej rivalëve më të vjetër në Premier League: Manchester United.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka triumfuar me rezultat 3-1.

United ka kaluar në epërsi befasisht kur Christian Eriksen ka krijuar një aksion të cilin e ka finalizuar me sukses Marcus Rashford në minutën e njëzet e tetë. 
Megjithatë gëzimi ishte jetëshkurtër, pasi epërsia e United është fshirë brenda tridhjetë e pesë sekondave. Arsenal ka barazuar me Martin Odegaard.
Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.
Pastaj në pjesën e dytë për kohë të gjatë ka qenë heshtje. Dhe kur është dukur se ndeshja do të ketë epilog pa fitues, në skenë kanë dalur Rice (90+6′) dhe Jesus (90+11′), të cilët me golat e tyre i kanë dhënë fitoren Arsenalit. 
Në tabelën e kryesuar nga Manchester City me dymbëdhjetë pikë, Arsenal gjendet në pozitën e katërt me dhjetë pikë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer