Karriera e Etrit Berishës ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër së fundmi. Pas një sezoni të cilin e ndoqi nga tribuna, për shkak të përplasjes që pati me trajnerin Juriç, portieri shqiptar u transferua në radhët e Empolit.
Gardiani i Kombëtares kuqezi ka marrë menjëherë vendin e titullarit te toskanët dhe kampionatin e nis me një përballje mjaft delikate si kjo e Epolit me Juventusitn.
Në minutën e 38-të, portieri kuqezi, ndali penalltinë e sulmuesit serb të Juventusit, duke lënë të pandryshuar rezultatin.