E martë, 12 Nëntor, 2024

“1 mije kilometra transport i kushtojnë 1 mije e 127 euro”, A po vjedhin serbet me tendera në Komunën e Graçanicës!? [DOKUMENT]

Komuna e Graçanicës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me titull “Shërbimet e transportit në sport, kulturore dhe të tjera”, raporton portali rajoni.org.

 

Megjithatë kjo komunë e udhëhequr nga Ljiljana Subariq, sipas platformës e-prokurimi, kontratën në fjale e ka nënshkruar me 1 shtator në vlerë prej 123 mije e 450 euro me kompaninë “balkan turs d.o.o.”, dhe do të zgjasë 37 muaj.

Por çka është e dyshimtë?

Duke ju referuar platformës e-prokurimi – kjo komunën në njoftimin e nënshkrimit ka publikuar vetëm deklaratën e garantuesit, shkruan portali rajoni.org.

Në dosjen e tenderit po ashtu kjo komunë përveç titullit të kontratës nuk ka dhënë ndonje specifik tjetër lidhur me atë se çfarë do të sherbente ky tender apo për të dhënë sqarime të nevojshmë.

Ndërsa duke ju referuar paramasave del të jetë se komuna e Graçanicës do të paguaj për sherbimet e dy autubusuve dhe dy kombive ku dy prej tyre do të sherbejne edhe për jashtë vendit.

Sipas paramsave të njejta – komuna e Graçanicës do të sherbehrt me 110 mije kilometra transport apo thënë ndryshe;

  1. 1 kilometër  = 1 euro 12cent
  2. 10 kilometra = 11 euro 27 cent
  3. 100 kilometra = 112 euro e 73 cent
  4. 1 mije kilometra = 1 mije euro e 127 euro e 39 cent.


Cilat janë kriteret për dhënien e kontratës – nuk dihet si veproi Komuna e Graçanicës?

Kriteret për dhënien e kontratës theksohen qartë në Ligjin për Prokurorim Publik. Sipas nenit 60, autoriteti kontraktues duhet t’i japë kontratën operatorit ekonomik që ka dorëzuar ose:

1.1 Tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët; 1.2 tenderin ekonomikisht më të favorshëm në bazë të kritereve dhe peshën që është specifikuar në dosjen e tenderit sipas nenit paragrafit 3. të nenit 52 te këtij ligji.

2. Nëse autoriteti kontraktues ka përcaktuar në dosjen e tenderit se kontrata publike do ti jepet operatorit ekonomik që dorëzon tenderin e përgjegjshëm ekonomikisht më të favorshëm, dhënia e kësaj kontrate do të bëhet vetëm në bazë të kritereve dhe peshës së tyre përkatëse të përcaktuar në dosjen e tenderit në pajtim me paragrafët 2. dhe 3. të nenit 52 të këtij ligji.

Ndërkaq kriter specifik ishtë qe OE të jetë i licencuar me licencen D, kompania në tre vitet e fundit të ketë qarkullim se paku mbi 50 mije euro, ti këtë se paku 5 autobusë dhe të këtë drejten e transportit jashtë vendit./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer