Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot mori pjesë në promovimin e librit të poetes së re, Diona Bajraktari.
Diona është gjeneratë e re, e lindur në vitin kur u shpall Pavarësia e Republikës së Kosovës dhe sot me plotë emocione e vullnet shkruan për lirinë dhe heronjtë e saj, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë në rrjetin social:
Me kënaqësi iu përgjigja ftesës për pjesëmarrjen në promovimin e librit “Kur do zemra” të Diona Bajraktarit, anëtare e familjes së njohur arsimdashëse në Kishnarekë dhe më gjerë.
Diona është gjeneratë e re, e lindur në vitin kur u shpall Pavarësia e Republikës së Kosovës dhe sot me plotë emocione e vullnet shkruan për lirinë dhe heronjtë e saj, si një poete që na bën të besojmë në talentin e saj.
Përgëzime Diona për librin, ju lumtë, suksese të mëtejme!