Gazetari Vehbi Kajtazi ka kërkuar që të ndalet linçimi i dëshmitarëve të Gjykatës Speciale.
Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë po dëmtohen të akuzuarit në Hagë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se dëshmitari i fundit ka ndihmua të akuzuarit më shumë se çdo kush tjetër.
“ O njerez, nese po mendoni qe jeni duke u ndihmu te akuzuarve ne Hage me ane te linçimeve, kercenimeve, fyerjeve te deshmitarit i cili po deshmon me emer e ftyre te zbuluar, atehere e keni gabim. Po e beni te kunderten, pra po i demtoni te akuzuarit. sesa ju. Ai dhe gjithe te tjeret duhet te ndjehen te lire per te deshmuar dhe per te jetuar kudo qe ata duan. Te pa cenuar. Dijeni se ma shume po ju ndihmon ai te akuzuarve sesa ju qe po e kercenoni ate!”, ka shkruar Kajtazi.