E mërkurë, 25 Shtator, 2024

“Diell pas stuhisë”, Al Khelaifi: Mbappe është futbollist dhe njeri fantastik

Ka më në fund qetësi në kampin e Paris Saint Germain, pasi Kylian Mbappe vendosi të qëndroj në kryeqytetin francez.

Sulmuesi francez fillimisht kërkoi largimin me PSG-në që këmbënguli për ta mbajtur atë në “Parc de Princes”. Kishte polemika të shumta mes kampit të Mbappes dhe presidencës së PSG-së, por duket se gjërat tanimë janë rregulluar.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka thënë se Mbappe përveçse një futbollist, është edhe një njeri i jashtëzakonshëm duke konfirmuar atmosferën e mirë në skuadër.

“Kylian Mbappe është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një njeri fantastik. Skuadra e PSG-së, brenda dhe jashtë fushës nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar dhe mendoj se është parë në ndeshjen e fundit kundër Lyonit”, deklaroi Al Khelaifi.

Mbappe ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2024, por klubi francez dëshiron që t’ia rinovojë atë për ta mbajtur edhe për shumë kohë në radhët e veta.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer