E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kush ishin 15 shqiptarët më të ndjekur në Instagram gjatë gushtit?

Terra Data Analitics ka studiuar profilet e 621 personazhe të njohur shqiptarë në “Instagram”, të cilët kishin 1389 postime gjatë muajit gusht. Mes tyre, janë 15 personazhe që kryesojnë listën, si më të ndjekurit gjatë muajit të nxehtë që lamë pas.

Në vend të parë qëndron këngëtari Luiz Ejlli. Me mbi 617 mijë ndjekës, Luizi grumbulloi 1 milionë e 892 mijë “reactions” (reagime) në “Instagram”. Ndonëse një ditë më parë, Luizi vetë njoftoi se profili i tij nuk është më i verifikuar dhe “tick-u” blu është “zhdukur”, faqja e tij vazhdon të rritet dita ditës. Suksesin në “Instagram” gjatë gushtit e përjetoi edhe partnerja e tij, Kiara Tito. Edhe pse më një rënie të lehtë, ajo qëndron në vend të tretë, me mbi 974 mijë “reaction”.

Foto: Topchannel

Në vend të dytë të listës së publikuar nga Terra Data Analitics qëndron Gashi. Këngëtari numëron mbi 1.5 milion ndjekës në rrjetet sociale dhe gjatë gushtit grumbulloi mbi 999 mijë “reactions”.

Futbollisti Granit Xhaka qëndron në vendin e katërt. Pas tij vjen këngëtari Ylli Limani, që përveç postimeve për karrierën, kujdeset që profili i tij të jetë i mbushur me humor me pozitivitet.

Përkushtimin më të madh për “Instagramin” e tij e ka hoxhë Ahmet Kalaja, i cili vetëm gjatë gushtit ka bërë 210 postime. Pas tij, me një kontent të ngjashëm është edhe hoxhë Elvis Naçi.

Në listën e personazheve më të ndjekur qëndrojnë këngëtarët Noizy, Morena Taraku, Azet, Kida dhe Fero. Po ashtu moderatorët Bora Zemani dhe Blendi Fevziu, që kanë postuar vazhdimisht momente nga udhëtimet dhe pushimet verore, si dhe kampioni Florian Marku./Topchannel

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer