E hënë, 30 Dhjetor, 2024

‘Pazar’ qe u dekonspirua në Drenas | Drejtori “punëson” bashkëshortën e djalit të axhës në shkollen qe vetë e udhëheq

Nepotizmi i punësimeve në qeverisjen e aktuale në Komunën e Drenasit – po vazhdon.

Pra, konkursi i dekonspiruar – ku portali rajoni.org – disa ditë me heret; para publikimit të rezultateve kishtë zbuluar se në shkollën “Xhevë Lladrovci”, kandidatja Vjollca Nikaj do të punësohej si asistente për fëmijet me nevoja të veçanta.

Edhe ashtu siç pritej edhe ndodhi; pasi qe sipas vendimit të 6 shatorit; i marrë nga njesia e burimeve njerëzore, ajo do të filloj punën me datën 18 shtator.

Kush është Vjollca Nikaj!?

Vjollca Nikaj është gruaja e drejtorit të shkollës “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nikajt.

Kurse, Vjollca Nikaj u punësua në shkollen “Xhevë Lladrovci”, të cilën e udheheq djali i axhës se Lulzimit, Ilir Nikaj.

Vlen të permendet qe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është edhe nip i Nikajve!

Si e zbuloj rajoni pazarin e punësimit

Me 29 gusht burimet e rajonit brenda kabinetit të Ramiz Lladrovcit – kishin denoncuar “pazarin” duke treguar se kjo pozitë është përgaditur. Të njejtit i kishin treguar rajonit edhe për poziten e zyrtarit të prokurimit.

Rajoni, po atë ditë kishtë derguar pyetje zyres se komunikimit të Ramiz Lladrovcit; për të pyetur se a është e mundur qe ende pa përfunduar intervistimi të dihet personat se kush do të punësohen.

Të njejtit në pergjigjjen me shkrim; kanë devijuar, duke u pergjigjur vetëm në menyre të pergjithshëm.

“Konkursi është shpallur sipas ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi  , procedurat rekretuese janë në proces dhe duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës asnjë kandidatë/e që konkuron për vende pune nuk ka e as do të ketë diskriminim apo dallim”, ishtë pergjigjja e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer