E premte, 15 Nëntor, 2024

Kriza në Veri, 133 poste në Polici mbushen me njerëz jomeritor

133 zyrtar policor ushtrojnë pozita më të larta se sa grada që e kanë arritur. Këtë e ka bërë të ditur Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për vitin 2022.

Sipas të dhënave nga njësia e personelit, 133 zyrtar policor vazhdojnë të mbeten të sistemuar ne pozita ku kërkohet gradë më e lartë se sa grada që aktualisht e kishin arritur të punësuarit përmes procesit të rregullt të gradimit

Në raportin e ZKA’së theksohet Udhëzimi Administrativ i cili thotë se transferimi i një zyrtari policor në një vend tjetër mund të bëhet nëse i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara për atë vend të punës.

“Me vendim te Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë secili zyrtar i Policisë mund të caktohet ne një vend të punës apo transferohet prej një vendi në vendin tjetër të punës nëse i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara për atë vend të punës, pa marrë parasysh nivelin, pozitën apo gradën“, thuhet në raport.

Për dallim nga viti i kaluar kur ishin 193 zyrtarë policor që mbanin pozita më të larta për të cilat nuk ishin të kualifikuar, gjatë këtij viti ky numër është zvogëluar në 133.

Zyra e Auditorit vlerëson se sistemimi i stafit në pozita që nuk janë në gradën adekuate mund të ndikojë që pozitat të ushtrohen nga persona me mungesë të kompetencës profesionale.

“Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së duhet të sigurojnë që sistemimi i stafit policor në pozita të bëhet pas plotësimit të gradave dhe kushteve për vendin e caktuar të punës dhe që procesi i gradimit është duke u zhvilluar për të ju përgjigjur nevojave të PK-së”, thuhet në rekomandimin e ZKA-së.

Nga zyra për informim e Policisë së Kosovës kanë thënë për Insajderin se arsyeja kryesore për sistemime të tilla është dorëheqja e policëve dhe eprorëve në veri të vendit.

Tutje nga PK kanë thënë se pas këtyre dorëheqjeve është dashur të plotësohen pozitat boshe në mënyrë që ky institucion të punojë në mënyrë efektive.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se plotësimi i nevojave të strukturës organizative të Policisë së Kosovës si dhe dorëheqja e policëve dhe eprorëve në DRP Veri ka ndikuar të kemi një sistemim të tillë të zyrtarëve policorë, e që këto janë ndër arsyet kryesore. Dorëheqjet e tilla në këto pozita të lëna bosh është dashur të plotësohen me qëllim të zbatimin të detyrave dhe qëllimeve operative të PK –së, për të pasur një strukturë mbikëqyrëse efektive dhe efikase“, thuhet në përgjigje.

Sipas Policisë së Kosovës, këta zyrtarë policor janë zgjedhur konform procedurave të parapara të këtij institucioni.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer