E premte, 15 Nëntor, 2024

“ Kurbani “ i radhës në QKMF të Drenasit – u ankua për sallon flokësh, hiqet mjeku i UÇK’së

Po vazhdon edhe më tej drama në QKMF “ Dr. Hafir Shala “ në Drenas. Pas largimit të detyruar javen e kaluar të dr. Halit Bujupit, tani edhe një doktor tjetër i këti institucioni dr. Fahredin Shala, është para largimit nga padrejtësitë që po i bëhën atij nga drejtori, z. Ismet Bogiqi.

Në këtë QKMF ku menaxhmenti ka formuar disa klane, me skandale të njëpasnjëshme, me punësime të dy deri tre familjarë të pushtetarëve, me mospagesa të kujdestarive të punëtorëve shëndetësor mbi tre muaj, me pa pasterti të skajshme, me presion ndaj punëtorëve shëndetësor jeta dhe puna aty është bërë e padurueshme. Nuk po flasim për ndonjë institucion shëndetësor në Kolumbi, por në Evrope, saktësisht në Drenas, raporton rajoni.org.

Por kush është në realitet dr. Fahredin Shala?

Dr. Shala u kyq në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në moshën e tij të re në sektorin shëndetësor ku dha kontribut të çmuar në mjekimin e plagëve të luftës së çlirimtarëve dhe civilëve të plagosur.

Pas luftës punoj disa vite si infermier në QKMF – Drenas, por nga dëshira e madhe për dije, ai regjistroi Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku pas përfundimit u punësua në QKMF – Drenas, punë të cilën e ka vazhduar deri më tani.

Për shkak se ishte shumë i përkushtuar dhe principiel në punë, vazhdimisht punoj nën presionin e menaxhmentit të këtij institucioni. Së fundmi, ai nuk u mor parasysh nga drejtori kur e ngriti zërin për mospunën dhe refuzimin e kryerjes së punëve të dy infermereve të cilat me refuzimin e tyre rrezikuan jetën e pacientëve dhe veshtirësuan punën e stafit e në anën tjetër u ndëshkua me vërejtje nga drejtori për sensibilizimin e një fenomeni negativ në laborator, për të cilin do të duhej të ndeshkohej drejtori e jo ky. Prandaj, dr. Shala për shkak të këtyre fenomeneve negative është i pa punë prej javës së kaluar.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer