E premte, 27 Shtator, 2024

Gliha: I veçantë rikthimi i dyfishtë ndaj Zvicrës

Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Përkundër se ishte dy herë në disavantazh, Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të nxirrte një barazim.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha u shpreh i lumtur dhe tha se ishte e veçantë rikthimi i dyfishtë ndaj një ekipi si Zvicra.

“Ishte e planifikuar të luanim në mbrojtje në pjesën e parë dhe më pas në të dytën të sulmonim. Ishte e veçantë që të riktheheshim dy herë kundër një ekipi si Zvicra. Lojtarët që u inkuadruan në pjesën e dytë patën impakt të madh”, tha Gliha.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer