E premte, 27 Shtator, 2024

Portieri shqiptar pëson aksident me makinë

Klubi i Partizanit ka dhënë një lajm të keq për tifozët e tyre.

Portieri Pano Qirko ka pësuar një aksident me makinë dhe si pasojë ka dëmtuar brinjët.

Aktualisht titullari i portës të “të kuqve” të kryeqytetit ndodhet në spital, ndërsa përmes rrjeteve sociale, Partizani bën me dije se Qirko humbet ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Pano Qirko humbet sfidën ndaj Vllaznisë. Titullari i kuq si pasojë e një aksidenti automobilistik ka pësuar dëmtim të brinjëve dhe aktualisht po trajtohet në ambientet e “Spitalit Amerikan 3”. Gjendja shëndetësore e Qirkos aktualisht paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit. #RikthimTëShpejtëPanoQirko”-shkruan Partizani.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer