Rita Ora i mahniti të gjithë me disa paraqitje tërheqëse në tapetin e kuq gjatë Festivalit të Filmit në Venecia këtë muaj.
Por të dielën këngëtarja shqiptare marshoi në paradën e saj të modës në rrugët e New Yorkut gjatë Javës së Modës në këtë qytet, përcjell Telegrafi.
Këngëtarja shqiptare mahniti me një pamje provokuese, gjersa u pa duke e kaluar natën jashtë në qytetin i cili aktualisht është mikpritës i elitës së stilit.
Rita i la pak vend imagjinatës teksa shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në palestër në një mini fustan të tejdukshëm me material dantelle.
Sutjenat e saj të zinj dhe pantallonat e ngjashme ishin të ekspozuara në materialin transparent me ngjyrë të verdhë.