E enjte, 14 Nëntor, 2024

I njohur si “Dhia”, ky është i riu që dyshohet se u vra sot në Podujevë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Podujevë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Emri i të vrarit raportohet se është Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhija”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës ndërkohë motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer