E premte, 27 Shtator, 2024

Ngjarjet e datës 12 Shtator 2023

Agjencia e Kosovës për Forenzike dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, organizojnë ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike. (Hapësirat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Fushë-Kosovë, ora 10:00)

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Unioni Demokratik Studentor mban konferencë për media lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore ndaj Universitetit të Prishtinës ‘‘Hasan Prishtina‘‘ për rastin e votimit të anëtarëve të rinjë të Këshillit Drejtues. (Para ndërtesës së rektoratit të UP-së, ora 11:00)

Bëhet zbulimi i obeliskut kushtuar aksionit të parë të UÇK-së në regjionin e Ferizajt, në Gërlincë, ora 11:00)

Kompani që punon në mirëmbajtjen e hekurudhave në Londër “Toka Management”, bën hapjen e qendrës së trajnimit hekurudhor në Kosovë, ku merr pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. (Zyrat e Toka Managment, afër Kolegjit “Mehemet Akif”, ora 11:30)

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer