E shtunë, 28 Shtator, 2024

Në përfundim të konferencës para gazetarëve, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka shkëmbyer disa fjalë me gazetarin kosovar, Gazmend Syla, i cili kërkoi t’i bënte presidentit serb disa pyetje shtesë. Vucic i thotë gazetarit Syla se i ka parashtruar katër pyetje, ndërkohë që e fton në Beograd “për t’iu përgjigjur në të gjitha pyetjet”. Eja në Beograd te unë dhe do të të përgjigjem në gjithçka”, ka thënë Vucic. Ndërkohë Syla i është kundërpërgjigjur duke i thënë Vuçiqit të vijë në Prishtinë. “Eja në Prishtinë dhe do t’ju bëjmë më shumë pyetje”, ia kthen gazetari Syla. Pas kësaj Vuçiq u shpreh se do të vijë në Graçanicë së shpejti. “Sapo të më jepni atë leje demokratike, do të vi në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë”. “A e keni pyetur Kurtin për të?”, e pyeti gazetari Syla. Ndërkohë Vuçiq i përgjigjet që s’mund ta pyes Kurtin, por e pyet “popullin e tij” “Nuk mund ta pyes Kurtin, e pyes popullin tim dhe populli do që të më sheh”, u përgjigj presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Tashmë gjithçka është zyrtare, francezët e Lyon do të shkarkojnë nga posti i trajnerit, “legjendën” e mbrojtjes së “gjelave”, Laurent Blanc, teksa nën drejtimin e këtij të fundit, “gjigandët” e Ligue 1 kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 pikë, në 4 përballjet e para të këtij sezoni.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, bordi i Lyon tashmë ka gjetur dhe pasardhësin e Blanc në pankinë dhe pritet të jetë kampioni i Botës me Italinë, në vitin 2006, Fabio Grosso, teksa raportohet se me këtë të fundit mungon vetëm hedhja e firmës në kontratë.

Ish-anësori i mbrojtjes, tashmë 45-vjeçar vjen nga një eksperiencë fantastike me skuadrën e Frosinone në Itali, teksa arriti t’i shpallte këta të fundit kampion të Serie B, sezonin e shkuar, duke i ringjitur në elitën italiane dhe tanimë pritet që nga e hëna e ardhshme e në vazhdim, Grosso të marrë drejtimin e francezëve të Lyon.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer