E premte, 15 Nëntor, 2024

Vakia në Kosovë, vidhet vetura në Skenderaj, digjet në Mitrovicë

Vetura që ishte raportuar si e vjedhur më 2 shtator, në Prekaz të Skenderaj, u gjet pas 11 ditësh, në Vinarc të Mitrovicës së Jugut, por shkrumb e hi.

Atë nuk dihet as kush ia mori pronarit e as kush ia vuri më pas flakën, kilometra larg, në këtë fshat të Mitrovicës.

Dyshimet janë që me të, të jetë kryer ndonjë tjetër krim, meqë vetura u dogj në një pjesë të pabanuar të Vinarcit, në një rrugë jo fort të frekuentuar, njofton Klan Kosova.

Makina me autorizim të prokurorit u ekzaminua mëngjesin e së enjtes dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 23:50 të datës 13 shtator, është raportuar se në fshatin Vinarc të Mitrovicës së Jugut, një veturë është hasur e djegur. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i zhvillon Sektori Rajonal i Hetimeve përkatësisht Njësia e Autokrimeve”, tha Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer